Ëndrrat e bububu-shme të impotencës!

Jean-Jules Lecomte du Nouÿ (1842-1923) – Ëndrra e një Eunuku*, 1874
(dmth. ëndërr e ububushme e një burri impotent – si shaka paskam shkruar se detyra më e stresueshme do ketë qenë ajo e eunukut, detyrë më e vështirë sesa t’i ruaje çelësat e kasës së pashait : )


Jean-Jules Lecomte du Nouÿ (1842-1923) – Ëndrra e një Eunuku, 1874

(s. guraziu – ars poetica, mars 2019)
* eunuk – mashkull i kastruar (tredhur), zakonisht në fazën e hershme të jetës së tij, dhe që ka tejkaluar ndryshime të mëdha hormonale, një mashkull me impotencë seksuale i punësuar për t’i ruajtur (nga “mëkatet”) femrat e haremeve, qoftë të fisnikëve a të titullarëve të lartë, i ngarkuar pra për t’u kujdesur rreth odajave të banimit të grave në një oborr mbretëror (të sulltanit, të pashait, të sheikëve), meqë vetë dmth. tashmë e ka “qetësinë” e natyrshme… nuk trazohet as nga buzëqeshjet as nga nudistikat…

…sidoqoftë, gjithmonë kam përshtypjen duhet të ketë qenë përgjegjësi e madhe, më e madhe sesa t’i ruaje çelësat e kasës së shtetit, detyrë më stresuese sesa ta ruaje trezorin e Ali Pashait, pasi… ec e ruaji me dhjetra hanume të haremit, me dhjetra drenushëza tinëzake si këmbëlehta të ballkoneve, ç’faj mund të kenë të ngratat nëse thjesht s’i zë gjumi netëve të verës, nga vapa ndoshta gjumi s’i zë as vetë gjinkallat e milingonat – pra detyrë mjaft stresuese duhet të ketë qenë : )